18:59 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përleshjet nuk ishin asgjë, zbulohen planet e kurthit me bomba në derbin kryeqytetas (Video)

20:17 | 30/09/2019
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përleshjet nuk ishin asgjë, zbulohen planet e kurthit me bomba në derbin kryeqytetas (Video)

Tensionimi i atmosferës mes tifozerive të Tiranës dhe Partizanit në prag të ndeshjes derbi dhe skenat e dhunës e përleshjeve mes tyre, duket se kanë qenë vetëm një pjesë e asaj që ishte parashikuar të ndodhte.

Megjithatë gjithçka është zbuluar nga policia duke evituar realizimin e planit të një pjese të tifozëve të skuadrës së Tiranës.

Top Channel ka filmuar një sasi mjetesh piroteknike, të papërcaktuar qartë se për çfarë lënde plasëse bëhet fjalë. Një informacion që as policia nuk ta jep në pritje të rezultatit të ekspertizës që po i bëhet në një laborator kriminalistik.

Këto mjete siç shihet janë të lidhura me njëra tjetrën në seri nëpërmjet një fije të telekomanduar që do të sillte shpërthimin e tyre.

Kjo sasi mjetesh piroteknike ka qenë e vendosur pas portës së krahut jugor, pas reklamave të rrethimit të fushës dhe pranë tifozerisë së Partizanit. Menjëherë policia e kryeqytetit ka sekuestruar serverin e kamerave të stadiumit ku janë filmuar personat të cilët i kanë vendosur.
Montimi dhe lëvizjet janë bërë gjatë natës, përpara se stadiumi të merrej nën ruajtjen e policisë së shtetit dhe stjuartëve të policisë private.

Hetimet për identifikimin e tifozëve të përfshirë në këtë ngjarje vazhdojnë, ndërkohë që skuadra e Partizanit e ka konsideruar një akt terrorist të mbetur në tentativë këtë ngjarje, duke kaluar në plan të dytë, kjo për shkak të rrezikshmërisë, vërejtjet për mungesën e masave të sigurisë gjatë përleshjeve të tifozëve apo për mungesën e etikës në disa nga parullat e tifozëve.

Ndërkohë që skuadra e Tiranës nëpërmjet një komunikate për shtyp është distancuar nga aktet e dhunës së ndodhur dhe mungesën e etikës nëpërmjet parullave, duke vënë theksin në bashkëpunimin me organet e policisë së shtetit, madje duke ftuar edhe klubin Partizanit të ruaj qetësinë dhe të bashkëpunojë me policinë nëse disponon fakte për akuzat e hedhur./Top Channel

Pas

Kontenjerët me kokainë/ Kush ishte spiuni në Pire që informoi dy grupet në Fier e Elbasan

Para

Kompania ajrore i jep fund 58 viteve shërbim, shpall zyrtarisht falimentimin

Para
Kompania ajrore i jep fund 58 viteve shërbim, shpall zyrtarisht falimentimin

Kompania ajrore i jep fund 58 viteve shërbim, shpall zyrtarisht falimentimin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky thirrje Putinit: Firmos armëpushimin dhe takohemi kur të duash

Pamjet me dron, ftesa e Ramës: Vizitoni kalanë e Himarës këtë verë (VIDEO)

Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë

Fëmijë i rrëmbyer dhe i fshehur në Spanjë për 11 vjet, nëna e tij arrestohet

Vetëm një vend përjashtohet, hyn në fuqi vendimi i Trump për dyfishimin e alumint dhe çelikut

Trazirat në burgun Xhenovës, dhjetëra të Plagosur dhe qeli të shkatërruara

Rutte: NATO mbështet plotësisht përpjekjet e Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

“Saunders” dhe “Practica”, fituese për modernizimin e rezidencave qeveritare në Velipojë dhe Vlorë

Rusia akuzon Ukrainën për “sulm terrorist”

Zbulohen tre bomba të Luftës së Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë njerëz në Këln

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.