Ish-drejtoresha e burgut të grave Xhoi Jakaj dhe për ata që nuk e dinin, është nëna e modeles së njohur Oriola Marashi.
E ftuar në ‘Kush vjen për drekë’, për Xhoin ishte përgatitur edhe një video-mesazh, i cili e emocionoi shumë, sepse për të ishte i papritur. Vajza e saj Xhulia me anë të një video me fjalë shumë të thjeshta tregoi se sa shumë e donte dhe sa krenare është për mamin e saj.
Xhoi u prek shumë nga ky mesazh, sepse ajo nuk e priste që Xhulia mund t’i thoshte ato fjalë në publik për të. “Xhulia është më e ftohtë më e tërhequr se Oriola dhe prandaj u ndjeva shumë e lumtur që më solle Xhulian dhe jo Orin, sepse Oriola tashmë është bërë qendra e botës dhe Universit” tha Xhoi.
Gjithashtu ajo shtoi se Xhulia është vajzë me e prerë, ajo është psikologe dhe shpeshherë më duhet të këshillohem me të se si duhet të sillem.
“Sa herë unë tentoj të vë kufij ajo më kujton librat që kam shkruar dhe më vë në dukje se duhet ti zbatoj. Xhulia sa herë që unë jam e mërzitur i thotë Oriolës puthe pak mamin që ti ikë trishtimi”, tregoi Jakaj
(M.Q/Faxweb)