Teksa të gjithë po presin verën dhe të fillojnë sezonin e plazhit, kapriçot e motit kanë surprizuar banorët e Korçës.
Që prej disa minuatash reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytjen e rrugëve në qytetin juglindor.
Në fakt është bllokimi i pusetave të bashkisë, ajo ç’ka shkaktuar permbytjen e zonës turistike te qytetit, duke përmbushur ‘ëndrrën’ e vjetër të korçarëve për ta pasur qytetin si Venezia.(F.M/Faxweb.al)