Pas një aksidenti me autobus 12 persona kanë humbur në Meksikë, shkruan CBS. Mësohet se atutobusi është përmbysur dhe të 12 viktimat ishin turistë.
Po kështu zyrtarët konfirmojnë se edhe 18 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në këtë aksident të rëndë të ndodhur në shtetin e Kintana Ru. Autobusi transportonte 31 turistë nga Shtetet e Bashkuara, Italia, Suedia dhe Brazili. Turistët ishin nisur drejt një pike arkeologjike, ku ndodhen disa rrënoja të lashta majane.
Nuk është ende i qartë shkaku i këtij aksidenti të rëndë. Edhe pse përplasjet e autobusëve që udhëtojnë gjatë natës janë ngjarje të zakonshme në Meksikë, mediat pohojnë se incidente me një numër kaq të lartë viktimash dhe të ndodhura gjatë ditës, janë të rralla. Polixia po heton për këtë aksident të rëndë. (J.V/Faxweb)