Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme. Një kamion është aksidentuar në autostradën Tiranë-Durrës, duke sjellë kështu edhe problem me trafikun. Ai është përmbysur dhe ka bllokuar qarkullimin e automjeteve. Kjo përmbysje e automjetetit ka ardhur ndoshta për shkak të lagështirës së rrugës.
Njëra krosi është bllokuar edhe ka sjellë problem në qarkullimin e mjeteve. Aksidenti ka ndodhur në Maminas pak minuta më parë, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas një portal online udhëtarët shprehen se prej disa minutash presin të bllokuar në autostradë, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Sakaq, po punohet për hapjen e rrugës dhe hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti. (J.V/Shuplaka)