Një nga organizatorët e rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha më 20 shkurt 1991 avokati Fatmir Merkoçi ka rrëfyer në ‘Fax News’ se si lindi ideja për rrëzimin e bustit.
Merkoçi i cili edhe u plagos në atë demonstratë ka treguar në ‘Fax News’ se kjo nuk kishte qenë një ide e menduar më parë dhe se të gjitha forcat politike ishin kundër një veprimi të tillë.
Ai sulmoi ashpër klasën politike të tanishme gjithashtu si të blerë, ndërsa tha se nuk mund të ecësh në politikë në vendin tonë nëse nuk ke patur lidhje me regjimin. Në lidhje me reformën në drejtësi ai tha se është vepër e Sorosit pasi politikanët shqiptarë janë blerë nga ai.
“Është dita historike e popullit tonë, sepse është një ditë që solli ndarjen ndërmjet dy epokave. 20 shkurti nuk filloi me 20 shkurt por ishin disa lëvizje më të hershme, ishte ‘2 korriku’, partia Demokratike ishte krijuar dhe sindikatat e pavarura vendosën të thërrasin popullin e Tiranës në mbështetje të grevës së studentëve.
Me kryetarin e sindikatës pasi u bë thirrja opër të mbështetur grevën e studentëve menduam të shohim se sa njerëz do të vijnë në protestë pasi ishte shpallur thirrje e paligjshme. Por në mëngjes tek ‘7 Xhuxhat’ kur pamë një masiv të madh me njerëz u habitëm, vazhdonin të vinin të tjerë, dhe ngjitemi lart.
në këtë moment lindi ideja për të krijuar dhe një foltore dhe u improvizua një tip podiumi dhe aty filloi të fliste çdo njeri atë që donte, kryesisht flisnin sindikalistët dhe po xhirohej me kamera. Aty ka ardhur policia dhe ka kërkua të mbyllej greva. Kërkuan që të mbyllej, kërkuan ti mennin Ilias kamerën, në atë kohë kam ndërhyrë dhe kam thënë që kjo do vazhdojë dhe ai tha se do qëllonte nëse kjo do të vazhdonte.
Aty ka qenë Rajmonda Bulku dhe i kam thënë që nxirri njerëzit në boulevard, i kam dhënë mikrofonin.
Tek liceu ka filluar përplasja e parë me policinë. Aty ishte vënë një gardh dhe nuk lejonin që të vazhdohej rruga nga liceu, aty është përdorur gaz lotsjellës qe, shopa, ujë me ngjyrë. Ndërsa tek kryeministria ka qenë një gardh që nuk lejonin të kalohej, kam pasur përplasje me komandatin e gardës dhe më tha se nëse kalojmë do të qëllohej. Kur kemi dalë në boulevard ka qenë e rrethuar me tanke. Kur kemi vajtur tek sheshi Skënderbej aty kam parë se sheshi ishte i blinduar. Pas pak minutash kemi dalë anash bankës ku ka filluar konfrontimi fizik.
Plagosja?
“Filloi konfrontimi nga ana e bankës, ata përdorën çdo lloj mjeti, më pas u arrit që të thyhej gardhi I policiasë dhe kemi pushtuar monumentin, ata kanë përdorur përsëri armët, kemi goditur me grushta monumentin dhe në atë moment jam qëlluar.
Nuk kemi patur plan për të rrëzuar momumentin, rrëzimi edhi si rezultat I momentit si pasojë e urrejtjes së popullit. Ajo që bie në sy të kësaj ngjarjeje politike është se partitë politike kanë qenë kundër rrëzimit të kësaj shtatorjeje, lërë siç tregohet tani, sepse tani as nuk përkujtohet kjo ngjarje, as vetë bashkia nuk bën një përkujtim. Ajo që bie tjetër nës sy është se përveç shatatores nuk ka patur asnjë incident tjetër.
Roli i sindikatave?
“Thirrja e sindikatës ishte që punëtorët e Tiranës të mbështesin grevën e studentëve, sindikata ka patur rol të jashtëzakonshëm pasi ka hedhur në tokë edhe qeverinë e Fatos Nanon në 91’. Nëse do të ishte një lëvizje sado e vogël politike, apo PD në këtë rast skenari do kishte dështuar sepse Ramiz Alia donte që të binte regjimi pa gjak, pavarësisht se ai derdhi gjak në malet e jugut kur kërkonin që njerëzit të iknin. Janë munduar shumë që ta paraqesin si një skenar të Ramiz Alisë por absolutisht nuk është e vërtetë.
Debati me Neritan Cekën mbi mënyrën si është organizuar protesta?
Neritan Ceka ka ardhur dhe ka kthyer njerëzit mbrapsht pasi kërkonin të hyjnë në bllok, ai arriti ti manipulojë njërzit në mënyrë që të mos ketë gjakderdhje dhe unë I kam thënë që nuk jemi në spital pasi më tha e kam porosi nga doktori.
Opozita ishte kundër rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës dhe kjo është fakt. Më 17 janar Ramiz Alia kishtë nxjeerrë dekrat pëe ruajtjen e monumenteve dhe PD nuk e kishte kundërshtuar”, tha Merkoçi.
Ai sulmoi ashpër gjithashtu dhe klasën politike, duke thënë se në Kuvend ke akoma njerëz me pseudonime. Sipas tij në Shqipëri nuk kanë çarë parë në politikë ata që nuk kanë patur lidhje me regjimin.
Duke folur për situatën aktuale Merkoçi u shpreh se Shqipëria po drejtohet nga politikanë të shitur pasi është i vetmi ven të cilit Soros I ka sponsorizuar reformën në drejtësi.
“Kush është në politikë ose do ketë qenë komunist, ose ka lidhje me strukturat e regjimit, ose ka dosje në sigurimin e shtetit. Në kuvendin e Shqipërisë ke pasur dhe vazhdon të kesh njerëz që janë me pseudonime. E gjitha çfarë bëhë sot është nga njerëz të blerë dhe shitur. Siç I ka blerë Sorosi sot. Sot janë njerëz që bëjnë politikën e të huajve dhe jo shqiptarëve, Shqipëria udhëhiqet nga shqipfolësit dhe jo nga shqiptarët. Reformën në drejtësi e ka bërë Sorosi, jemi i vetmi vend ku Sorosi ka bërë diçka të tillë, jo në vendin tjetër’, tha ai. (B.H/Faxweb)