Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në zonën e Bleranit të Bardhajve në Bashkinë Shkodër.
Mos-pastrimi i 2 kanaleve ka sjellë dëme të shumta në banesat e 30 familjeve të kësaj zone. Kafshë të ngordhura, banesa nën ujë dhe dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore. Banorët hedhin akuza ndaj shtetit për mungesë ndërhyrje dhe ndihen të pasigurt në banesat e tyre.
“Shikoni vetë cfarë është bërë, një metër e gjysmë shiu brenda banesës. Cfarë kam pasur në shtëpi gjitha më janë prishur. Erdhi uji dhe i shembi gjitha me avlli me makinë gjithçka më ka prishur. Shteti prej 30 vitesh nuk ka pastruar kanalet. Kam marrë në telefon policinë dhe më kanë thënë ata skam puntorë të të sjell për të më ndihmuar. Niveli i ujit ka qenë një metër e gjysmë, më tha policia nuk mund të vij sepse është përmbytur e gjithë Shkodra. Hera e parë që na ka ndodhur kjo. Apeli është që shteti të na pastrojë kanalet dhe të na ndihmojë për dëmet”, tha banori i zonës për mikrofonin e “Fax News”.
Po ashtu në rrugën e zonës turistike të Shirokës pranë liqenit të Shkodrës gjatë natës ka patur probleme me rrëshqitjet e dheut duke vështirësuar kështu qarkullimin rrugor.