Hjustoni është përfshirë nga stuhia më e madhe në historinë e shtetit të Teksasit, është mbuluar nga uji. Sipas BBC lartësia e ujit ka arritur në më shumë se 75 cm dhe ka shndërruar rrugët kryesore në lumenj dhe duke e bërë të pamundur qarkullimin përveç se me barka.
Por edhe gjatë kësaj jave nuk do të pushojnë rreshjet e shiut. Qindra rrugë janë mbyllur në të gjithë qytetin, spitalet janë evakuuar dhe mijëra njerëz janë pa energji elektrike.
Deri në 2,000 njerëz janë shpëtuar nga përmbytjet brenda dhe përreth Houston, pasi stuhia tropikale “Harvey” vazhdon të godasë Teksasin. Helikopterët po përdoren për të marrë njerëzit nga çatitë. (J.V/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=yLQXIJuCCD8