Pedagogu Ervin Goci, i ftuar në Fax News ka folur dhe për përmbytjen e Bibliotekës Kombëtare, që sipas tij ka ndodhur për shkak të punimeve që kompania Fusha ka bërë mnë qendrën e Tiranës.
Goci tha se si ka mundësi që në një kohë që kjo kompani ka bërë ndërtime të tilla, po i jepet dhe leja për të ndërtuar tre kulla te Teatri Kombëtar.
‘’Dua të them vetëm diçka për Bibliotekën Kombëtare, këtu kemi zjarrëfikësen te Teatri Kombëtar, përmbytja ka ndodhur për shkak të punimeve të kompanisë Fusha, terror psiqik.
Pra e njëjta firmë që futi arkivën e bashkisë nën ujë, përmbyti bibiliotekën, dhe tani i jepet toka te Teatri.
Nga aleanca ka pasur një padi për këtë firmë në prokurori, po ashtu dhe për kryetarin e bashkisë Erion Veliaj”, u shpreh Goci.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post