22:21 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përmbytja e Vlorës, Dritan Kaba: Ndodh se nuk keni shkruar ankesën tek platforma “Për Shqipërinë që duam”

20:26 | 05/05/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
U bë pjesë e fushatës së Ramës, Dritan Kaba për Armando Sadikun: Një gënjeshtar për Ramazan

Dritan Kaba ka reaguar lidhur me përmbytjet që kane ndodhur në rrugët kryesore të qytetit bregdetar të Vlorës, duke argumentuar se ky është një eksperiment i vetë kryeministrit Rama.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Kaba shkruan se kjo nuk ka të bëjë as me paaftësi, as me neglizhencë, as me papërgjegjeshmërinë, por me një eksperiment sipas tij, kriminal me vlonjatët.

“Është eksperiment kriminal me vlonjatët. Për të parë sa mund të durojnë. Është akt perversiteti. Është një lojë e ndyrë me ta. Kënaqësia që ndjen Rama sa herë përmbytet Vlora është ajo e një diktatori. Ai thotë ja i ripërmbyta për të disatën herë rresht dhe këta rrinë e shpresojnë vetëm tek unë. Ai shkon deri aty sa mund t’i thotë vlonjatëve se përmbytja ndodh se ju nuk keni shkruar ankesën tuaj tek platforma “Për Shqipërinë që duam”,” shkruan Kaba.

Postimi i plotë:

RIPERMBYTJA, EKSPERIMENT PERVERS ME VLONJATET!
Kush e sheh përmbytjen e Vlorës si paaftësi e ka gabim. Se paaftësia ndodh njëherë ose maksimumi dy. 
As papërgjegjshmëri. 
As neglizhencë. 
As akt korruptiv.
As tallje me premtimet.
Është eksperiment kriminal me vlonjatët. Për të parë sa mund të durojnë. Është akt perversiteti. Është një lojë e ndyrë me ta. Kënaqësia që ndjen Rama sa herë përmbytet Vlora është ajo e një diktatori. Ai thotë ja i ripërmbyta për të disatën herë rresht dhe këta rrinë e shpresojnë vetëm tek unë. Ai shkon deri aty sa mund t’i thotë vlonjatëve se përmbytja ndodh se ju nuk keni shkruar ankesën tuaj tek platforma “Për Shqipërinë që duam”. Mendja i shkon deri aty sa t’i thotë vlonjatëve, vetë e keni fajin pse nuk ankoheni. Ju jeni mësuar me ujin kështu që mos u qani. Asnjë nga ju nuk shqetësohet vetëm kazani bën rrëmujë. Ju bërtisni më pak se peshku, se unë bëj çdo gjë me ju. Ju përmbyt. Ju vë në radhë tek Lungomare. Ju marr tokat në bregdet me një ligj dhe ju nuk ndiheni. Unë kam të drejtë. Po pres tani t’i vendosë Vlorës për kryetar bashkie një kalë. Asgjë nuk është e pamundur.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: dritan kabaPERMBYTJA E VLORES
Pas

Gazetarja e rrëfen live në emision: Jam divorcuar me bashkëshortin dhe në një lidhje të re

Para

VIDEO/ Merrnin pjesë në një takim partiak, zihen me karrige dhe grushta

Para
VIDEO/ Merrnin pjesë në një takim partiak, zihen me karrige dhe grushta

VIDEO/ Merrnin pjesë në një takim partiak, zihen me karrige dhe grushta

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.