Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës kanë vrarë të paktën 38 njerëz dhe kanë lënë dhjetra të humbur në zonat perëndimore të Japonisë.
Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në prefekturën e Hiroshimës, e cila është goditur nga shiu i rrëmbyeshëm që nga e enjtja. Qindra shtëpi janë dëmtuar.
Rreth 1.5 milionë njerëz janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe tre milionë janë këshilluar ta bëjnë këtë.
Mijëra policë, zjarrfikës dhe ushtarë po marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit.
Disa nga viktimat janë varrosur të gjalla nga rrëshqitjet e tokës, njofton agjencia e lajmeve Kyodo e Japonisë.
Në qytetin e Motoyama, rreth 600 km në perëndim të kryeqytetit Tokio, rreth 583mm shi ra nga e premtja deri të shtunën në mëngjes, tha agjencia meteorologjike e Japonisë.
Pritet dhe më shumë shi gjatë ditëve të ardhshme.
Kyoto, rreth 300 km në lindje të Hiroshimës, është goditur gjithashtu nga rrebeshi. Banori lokal Manabu Takeshita tha për faqen e internetit të Japan Times: “Cilido që jeton pranë lumit duhet të jetë nervoz, sepse sezoni i tajfuneve është duke filluar me të vërtetë”.
Discussion about this post