Uragani “Harvey”, i cili goditi këtë fundjavë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkaktuar me dhjetra viktima në Teksas.
Të paktën 2 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë pësuar lëndime. Sipas vlerësimeve, në disa zona kanë rënë deri 1 metër e gjysme reshje, duke shkaktuar përmbytje të cilësuara “katastrofike”.
Mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike dhe pa ujë, për shkak të shkatërrimeve të stuhisë.
Ndërkohë Guvernatori i shtetit u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë brenda për të shmangur fatkeqësitë.
(S.SH/Shuplaka)

Discussion about this post