Moti I keq që ka përfshirë rajonin ka shkaktuar përmbytje të rënda në Greqi. Deri tani numri i viktimave ka shkuar në 13 të vdekur.
Pamjet e fundit, në perëndim të kryeqytetit grek, tregon se si rrugët u kthyen në lumenj me balte.
Fuqia e përmbytjes u përplas nëpërmjet disa shtëpive dhe bizneseve.
Në qytetin e Mandrës, ku disa njerëz u vranë, kryebashkiaku e përshkroi katastrofën si biblike, duke thënë se gjithçka kishte mbaruar.
Qytetet industriale të Nea Peramos dhe Megara gjithashtu janë prekur shumë. Aktualisht autoritetet po vazhdojnë kërkimet për t’u ofruar ndihmë banorëve të bllokuar pasi kanë marrë shumë telefonata për ndihmë . (B.H/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=wzJJ658gR58
Discussion about this post