Disa nga zonat e Veriut të Spanjës ditët e fundit janë përfshirë nga përmbytje masive.
Mësohet se për shkak të përmbytjeve, një persona ka humbur jetën teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij në Navarra.
Po ashtu, raportohet për dëme të shumta materiale, duke bërë që qindra familje ngelen pa shtëpi.
Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë dhe qytetin Tafalla, ku dy lumenj të vegjël kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe për pasojë është ndërprerë dhe energjia elektrike..
Ndërkohë, shërbimet meteorologjike parashikojnë një përkeqësim të situatën në orët në vazhdim.