I ftuar në “Fax News” avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj ka deklaruar se Shqipërisë I duhet një plan mbarëkombëtarë për të përballuar përmbytjet.
Ai deklaroi se ajo çfarë ka ndodhur në gjithë këto vite nuk mund të zhbëhet shpejt prandaj duhet një palan I tillë afatgjatë ku të gjithë të bashkohen për ta realizuar.
Lapaj u përgjigj edhe në lidhje me dëmshpërblimet. Ai deklaroi se edhe pse nuk është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, qytetarët për tu dëmshpërblyer për dëmet duhet të drejtohen tek njësitë vendore ku të bëjnë kërkesë për vlerësimin e dëmeve, pas këtij hapi njësia vendore regjistron dëmin e shkaktuar dhe nëse nuk dëmshpërblehen çështja dërgohet në Gjykatë.
“Duhet një marrëveshje mbarëkombëtare. Si pasojë e këtij tranzicioni të stërzgjatur ne kemi bërë disa marrëzi kolektive. Ka ndërtime pa leje të shpërndara në mënyrë të çuditshme. Janë prishur kanale kulluese për ndërtime e tjerë.
Ka ardhur momenti që edhe politika, shoqëria civile, opozita, intelektualët e tjerë të mendojnë për një plan, plan 20 vjeçar se ne nuk kemi mundësi që të rikuperojm shumë shpejt por të njëjtin plan secila parti që vjen të punojë për të, plan për të rikthyer në identitet territorin.
Të happen kanalet killuese, të prishen ndërtimet në fushën bujqësore, të ndërtohen barrier për lumenjtë, mbjellje jashtzakonisht e madhe, ne nuk kemi pemë, cfarë bie në tokë mblidhet dhe derdhet në lum.
Të gjitha këto do të çojnë që brenda 20 vitesh të ndryshojë gjendja. Të gjitha këta me policë apo me ushtarë janë fasadë”, tha ai.
Dëmshpërblimi për të përmbyturit?
Historia ka treguar që qytetarët nuk kanë marrë dëmshpërblimi. Këto dëme kanë ardhur përtej marrëdhënies juridike mes personave dhe shtetit, nga natyra. Ne kemi një ligj që qeveria mund të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për të gjithë vendin ose vendet më problematike.
Sipas këtij ligji kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme, dhe Këshiilli I Ministrave detyrohet qe të ngrejë një komision që të nise evidentimin e dëmeve, ndësa kur nuk shpallet gjendja, qytetarët duhet ta iniciojnë vetë procesin. Në bazë të VK-së- 329, duhet të drejtohen aty ku kanë njësitë vendore, të paraqesin kërkesë për vlerësimin e dëmeve, kërkesa duhet të regjistrohet zyrtarisht. Kryetari I asaj njësie ngre një komision për vlerësimin e dëmebve për ta bërë këtë.
Qytetarët sa kohë që nuk dëgjojn ëqë nuk është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, duhet tu drejtohen tek njësitë vendore.
Nëse shtetio nuk I përgjigjet atëherë qytetari e çon çështjen në gjykatë”, tha ai. (B.H/Faxëeb)