Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që u shkaktuan nga monsunet, lanë pas vetes të paktën 202 të vdekur këtë të mërkurë në Sri Lankë.
Të dhënat e fundit flasin për 96 veta ende të zhdukur dhe për afro 80 mijë të zhvendosur që po qëndrojnë në qendra të përkohshme strehimi.
Shirat sezonalë goditën vendin në fund të javës së shkuar duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu që shkatërruan qindra ndërtesa e shtëpi. Rreth 630-mijë veta jetojnë në zonat e goditura nga monsunet.
Edhe ushtria e Sri Lankës është përfshirë në përpjekjet për të shpërndarë ndihma dhe për të shpëtuar më të rrezikuarit.
Shtetet e Bashkuara, Kina, Japonia, Pakistani, Australia dhe India janë në mesin e vendeve që janë zotuar të ndihmojnë Shri Lankën nga katastrofa natyrore.
(M.D/Shuplaka)