Sekretari i përgjithshëm i Lëvisjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Në fjalën e tij të mbajtur për mediat Braimllari u shpreh se vendi po kalon një emergjencë të përmasave kombëtare.
Situata në të cilën po kalon vendi është në një emergjencë të përmasave kombëtare
“Situata në të cilën po kalon vendi vendi është në një emergjencë të përmasave kombëtare. Dëmet dhe pasojat janë shumë të rënda. Qytetarët po përballen me një situatë të jashtëzakonshme ndaj të cilës ndihen të pafuqishëm dhe pa mbështetjen e duhur.
Hapi i parë do të ishte shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të fatkeqësisë natyrore që do të thotë marrjen e plotë të përgjegjësisë nga ana e qeverisë për përballimin e situatës, por edhe detyrimet që rrjedhin pas qetësimit të kësaj situate.”- u shpreh Braimllari
Më tej deputeti i LSI-së shprehu ngushëllimet për familjen e punonjësit të OSHE që humbi jetën në krye të detyrës dhe shprehu vlerësim për pjesëtarët e forcave të armatosura, efektivët e policisë dhe në veçanti efektivët e ndërhyrjes së shpejtë që po përballojnë këtë situatë në terren. Gjithashtu ai theksoi se të gjitha strukturat e LSI-së po ndjekin nga afër situatën problematike.
“Shprehim ngushëllime për familjen e punonjësit të OSHE që humbi jetën në krye të detyrës duke sakrifikuar për qytetarët. Urojmë shërim të shpejtë për 2 punonjësit e tjerë të OSHE që ndodhen aktualisht në spital.
Shprehim publikisht vlerësim për pjesëtarët e forcave të armatosura, efektivët e policisë dhe në veçanti efektivët e ndërhyrjes së shpejtë që po përballojnë këtë situatë në terren.
Kemi ngritur shtabet tona në çdo Bashki të vendit për ndjekjen nga afër të situatës.
Të gjithë deputetët dhe strukturat e LSI-së po ndjekin nga afër në terren situatën problematike dhe vështirësitë e qytetarëve, duke i adresuar në Shtabet e Emergjencës, duke ofruar mbështetje dhe solidaritetin e tyre në këtë moment të vështirë.
Kjo ndjekje do të vazhdojë deri në përmirësimin e kësaj situate dhe informimi do të jetë i vazhdueshëm dhe në kohë reale,”- përfundoi Braimllari.
https://youtu.be/puKMtRQupaw