17:34 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përmbytjet, EC: Shtohet rreziku për erozion, bëni kujdes në këto zona

19:03 | 05/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përmbytjet, EC: Shtohet rreziku për erozion, bëni kujdes në këto zona

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave pranë Kryeministrit informon për situatën në vend pas përmbytjeve.

Sipas Komitetit të Emergjencave Civile, një ndër rreziqet e evidentuara është edhe rrëshqitja e dherave dhe shkëmbinjve, si rezultat i erozionit të shkaktuar nga shpyllëzimi dhe prezenca e lartë e ujërave nëntokësorë e sipërfaqësorë.

Problematike paraqitet rrëshqitjet në Brataj të Vlorës dhe në Pogradec. Për parandalimin e dëmeve të mundshme, zonat e rrezikuara pranë vendbanimeve dhe akseve rrugore po inspektohen nga autoritetet në mbarë vendin dhe po merren masat përkatëse.

I bëhet thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në zonat me risk të lartë erozioni.
Në Tiranë dhe Fier vijojnë të jenë të akomoduar në qendrat rezidenciale sociale 70 qytetarë të evakuuar.

Sipërfaqja nën ujë është reduktuar në rreth 4,000 ha, nga mbi 10,000 ha toka që u përmbytën. Zonat më të prekura janë në Fier, Lushnje dhe Vlorë.

Pas tërheqjes së ujërave, strukturat shtetërore kanë filluar dezinfektimin e banesave, qendrave shëndetësore, shkollave, baxhove, thertoreve dhe minimarketeve, në bashkitë Gjirokastër, Vlorë, Berat, Urë Vajgurore dhe Krujë.

Akset kombëtare janë të hapura. Në disa rrugë rurale vijon puna për zhbllokimin e tyre. Për urat dhe segmentet rrugore që kërkojnë ndërhyrje afatgjatë, ka nisur vlerësimi inxhinierik, në bashkëpunim edhe me një ekip ekspertësh nga Italia.

Mësimi nuk është zhvilluar në 13 shkolla. Janë marrë masat që nesër të rifillojë mësimi edhe në 6 shkolla të tjera. Furnizimi me energji elektrike është normalizuar dhe po punohet për përmirësimin e cilësisë së ujit në ujësjellësit e prekur.

Në zonat e prekura ka nisur shpërndarja e ndihmave. Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave falënderon qytetarët, bizneset dhe partnerët ndërkombëtarë, që kanë shprehur gatishmëri dhe i kanë ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur. Rikujtojmë se janë hapur llogari bankare për këdo që dëshiron të kontribuojë dhe se në Ministrinë e Mbrojtjes është ngritur qendra e pritjes dhe e administrimit të ndihmave. (B.H/Faxweb)

 

Pas

Trenat e luksit. 6 itinerare të mrekullueshmëm për të përjetuar adrenalinën mbi binarë

Para

Skandali/ Ja si trajtohen fëmijët në institutin shtetëror të nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi” (FOTO)

Para
Skandali/ Ja si trajtohen fëmijët në institutin shtetëror të nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi” (FOTO)

Skandali/ Ja si trajtohen fëmijët në institutin shtetëror të nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi” (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takim mes Iranit dhe Rusisë në nivel të lartë, Zëdhënësi i Kremlinit zbulon temat kryesore

Shtëpia e Bardhë: Trump veproi si komandant suprem, Irani të mos provokojë

DASH paralajmëron qytetarët amerikanë/ Rritje rreziku pas tensioneve Izrael–Iran

Izraeli godet Iranin: Mbi 50 avionë sulmojnë objektiva ushtarake në Teheran

Alarm Sigurie në Katar/SHBA dhe Britania u bëjnë thirrje shtetasve të qëndrojnë të strehuar

Djali i Shahut të fundit të Iranit thirrje për dezertim: Ky është Muri ynë i Berlinit

Sulmi izraelit në Iran shkakton masakër, 500 të vdekur, mijëra të plagosur

Aeroporti i Vlorës nuk do të jetë vetëm civil, Ethemaj: Do të përdoret edhe për ushtrinë

SHBA presin një sulm nga Irani në 48 orët e ardhshme

Gjykata shpall fajtorë katër persona, mes tyre ish-zyrtarë publikë (EMRAT)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.