Deputetja e PD Andia Ulliri, në seancën e sotme në Kuvend ka ngritur shqetësimin për përmbytjet, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditën e djeshme (29 janar) në qytetin e Durrësit.
Ajo bëri përgjegjëse qeverinë dhe drejtuesen e bashkisë së Durrësit. ‘Bashkia çdo investim që ka bërë ka qenë një investim fantazëm dhe paratë po përfundojnë në xhepat e zyrtarëve tuaj dhe asnjë investim real. Përmbytjet në Durrës, nuk mund të justifikoheni nga kushtet atmosferike, nuk mund t’ia vini fajin shiut. Është përgjegjësia e qeverisë socialiste dhe drejtueses së bashkisë së Durrësit. Janë 400 familje dhe më shumë që janë përmbytur. Kjo është paturpësia juaj që qeverisni atë bashki. Ministrat e qeverisë duhet që të mbajnë përgjegjësi, e vërteta janë ato pamjet, janë 400 familjet e përmbytua dhe ju keni dështuar në qeverisjen e këtij vendi, qytetarët e Durrësit dhe të atij qarku do të ju japin juve përgjigjen që meritoni’, tha ajo.