Ish-sekretari i përgjithshëm I Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu me anë të një reagimi në rjetet sociale ka thënë se Shqipërisë i ngelet shpresa tek zoti në lidhje me përmbytjet.
Duke marrë shkas nga situata e rëndë në Greqi ku sot pati përmbytje të mëdha në afërsi të Athinës, ndërsa 13 vetë humbën jetën deri tani, ai ka thënë se Greqia nuk është larg nesh, ndërsa problemi qëndron në faktin se qeveria shqiptare nuk ka asnjë institucion përgjegjës për administrimin e ujërave.
REAGIMI:
Greqia është shumë afër nesh që mos ta marrim seriozisht. Problemi qëndron në faktin që qeveria shqiptare nuk ka për momentin ASNJË institucion përgjegjës për administrimin e ujrave dhe parandalimin e përmbytjeve. E vetmja gjë që na ngelet është të shpresojmë tek Zoti.(b.h/Faxweb)