Përmbytjet e fundit në Libi kanë shkaktuar një tragjedi të madhe kombëtare. Sipas OKB, përmbytjet katastrofike nga stuhia “Daniel” kanë shkaktuar vdekjen e 11 300 njerëzve vetëm në qytetin e Dernas, në lindje të vendit.
Gjithashtu kanë humbur jetën edhe 170 persona të tjerë në lokacione të tjera në lindje të Libisë. Ndërkohë vendi raporton deri më tani 10 000 persona të zhdukur nga përmbytjet.
Stuhia Daniel goditi qytetin Dernas të dielën e kaluar dhe shifrat tragjike priten të rriten edhe më tej.
Qyteti kishte rreth 100 000 banorë dhe gjatë përmbytjeve u shkatërruan dy diga duke sjellë përmbytje në mbarë vendin.
Situata mbetet e rëndë pasi në Derna nuk ka ujë të pijshëm dhe 55 fëmijë u helmuan pasi kishin pirë ujë të ndotur.