“Akush nga ministrat nuk ka ardhur në Shkodër që të shohë me syrin e vet e të e të prekë me dorën e vet situatën dhe njerëzit në vështirësi. Kaq mjafton që të them se po tallesh në një situatë emergjence. Duhet të shpallin gjendjen e emergjencës.” – tha kryebashkiakja Voltana Ademi e pyetur mbi bashkëpunimin e Bashkisë së Shkodrës me qeverinë në lidhje me situatën e përmbytjeve.
Voltana Ademi, në një prononcim ekskluziv për Fax News, informoi për situatën e përmbytjes në këtë qytet.
Kryetarja Ademi ka thënë se ka problematika të shumta për shkak të ujit në zona të shumta të qytetit.
“Problematika mbetet me komunitetin rom dhe të gjithë fëmijët e këtij komuniteti janë sistemuar në qendra komunitare ku janë tratuar dhe me ushqim. Si dhe është dhënë përkujdesje e tillë edhe për familjet që parashikohet të ndodhen në vështirësi.” – tha Voltana Ademi.
Sa u përket dëmeve në vlerë monetare kryebashkiakja e Shkodrës tha se nuk ka një vlerësim të fundit, por nga vlerësimi më i fundit përpara disa ditëve ka një shifër konkrete.
“Para disa ditësh kemi bërë një vlerësim dhe do të bëjmë vlerësim edhe në vijim nga ekipi i specializuar. Di të them që shkon në 600 milionë lekë dëmi Iishkaktuar nga përmbytjet. Ditët në viijim do të bëhet një vlerësim më i saktë.” – tha Ademi.
Voltana Ademi foli për replikat e para disa ditëve me Prençin në mbledhjet e shtabit të emergjencës në Prefeklturën e Shkodrës.
Më vjen keq të them që atjo që kasha parashikur doli. Ndihem keq sepse nuk morëm përgjigje për kërkesën për shpalljen e emergjencës si nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile.
Voltana Ademi u shpreh se në ditët në vijim parashikohet të ketë rritje të prurjeve kështu që strukturat e Bashkisë Shkodër do të jenë në gatishmëri
“Kemi 500 shtretër të gatshëm nëse do të kemi raste emergjence” – tha kryebashkiakja e Shkodrës.
(E.L/Faxweb)