Kryebashkiakja Voltana Ademi ngre tonet dhe replikon në distancë me ministren Xhaçka pas inspektimit të kësaj të fundit në zonat e përmbytura. Ademi u përplas dhe me prefektin e qytetit të Shkodrës, Çesk Millja të cilit i kërkoj që mos guxoni të vini në territor si turist në tokë të tharë nga uji dhe të nxisni debat se njerëzit kanë hallet e tyre.
“Askush të mos guxoj të ngre akuza për korrupsion. Që nga une dhe deri tek fundi i administrates jemi 24 ore në sherbim. Dhe jo dy ditë si turistë. Sillni prokurorinë, Kontrollin e Shtetit e deri tek sekretarja e partisë për kontroll. Ne jemi transparent dhe çdo gjë eshte e pasqyruar në letra. Përveç dhëndurve dhe baxhanakeve tuaj na përcillni çdo ankesë. Mos guxoni të vini në territor si turist në tokë të tharë nga uji dhe të nxisni debat se njerëzit kanë hallet e tyre. Do vijmë me gjedhët ti ushqejmë me bar para prefekturës.” u shpreh Ademi.
Ndërkohë që prefekti Çesk Millja i eshte kundervënë kryebashkiakes se po bëni vetëm detyrën, si dhe se kjo tryezë nuk duhet të gjenerojë politikë.
(M.Q/Faxweb)