Situata në rrethin e Shkodrës sa vjen dhe rëndohet.
I gjithë qyteti është i përmbytur dhe sidomos, fshatrat.
Pasuria dhe blegtoria e fermerëve është e shkatërruar, pasi reshjet e shumta të shiut kanë bërë të pamundur ruajtjen e të gjithë punë sqë është bërë nga banorët e zonës.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Fax News, Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi i është përgjigjur pyetjeve të gazetares së Fax News, Ambrozia Meta në lidhje me situatën aktuale.
Teka Ademi ka folur gjithmonë për gadishmërine e Bashkisë Shkodër, banorët e zonës Shirokë janë ankuar për mos gjendjen pranë tyre të autoriteteve pikërisht kur duhej.
E pytur për këtë gjë, Kryebashkiakja e Shkodrës tha:
“ Përsa i përket emergjencës, “Shiroka” është lagjia më e fundit mund të themi. Po flasim për territoret që janë super ekstreme, ku njerëzit kanë kërkuar të evakuuohen, që të rujanë kokën, pastaj gjënë e gjallë, e pastaj ecja me çizme të gjata.
Shiroka nuk është zona më problematike.
Në kemi vënë një numër në dispozicion, përgjigjemi dhe ushtria lëviz me urdhër, për evakuiime, sëmundje.
Një rast në Belaj, kemi zhvendosur një familje të tërë pasi ishin të gjithë të sëmurë.
Këmi çuar ndihma përkatëse.
Në shkollën në Bërdicë, kemi përgatitur vend strehim ëhtë bërë gati më shtretëer.
Kemi një personel që monitoron situatën.
Janë mbi 500 familje të përmbytura dhe ne kemi kapacitete të plota për evakuuim.
Ne kemi bërë një punë të përditshme bindëse. Është e vështirë të largohesh nga shtëpia apo banesa kur ke gjithe gjënë aty.
Përderisa nuk është shpallur gjendja e emrgjencës nuk është se kemi një disponim të plotë të ushtrisë, por ne po monitorojmë argjinaturat dhe kjo nuk është detyra e Bashkisë Shkodër.
Kuptoni vështirësinë me të cilën ne përballemi.
Është një përgjegjësi shumë e madhe ajo që ne mbajmë mbi supe.”
E pyetur për masat që do të marrë Bashkia Shkodër, Volta renditi disa pika kyçe.
“E para është siguria e qarkullimit edhe në rrugët nacionale.
E them këtë pasi në rrugën e Velipojës, kalimi është krejtësisht e pamundur, nuk kalon dot as me makina ushtrie, as me varkat.
Aksesi është shumë i rëndësishëm që të mbrojmë banorët.
E dyta është ruajtja e argjinaturave për të reduktuar përmbytjen.
E treta është mundësia për evakuiim.
Pastaj vazhdojnë veprimet si furnizimi me ujë të pishëm, ushqime për gjënën e gjallë që ka filluar sot,”- tha më tej Ademi.
“Territori i Shkodrës është e shkatërruar, pasuria e tyre është e shkatërruar krejtësisht. Është një situatë e tmerrshme, kemi tre shkolla të shkatërruara.
Kërkoj një vemendje të madhe, është shumë pak t’u thuash njerëzve dëmshpërblim. Duhen investime të qëndrueshme për t’u rikthyer njerëzve shpresën dhe dëshirën për të qendruar në Shqipëri dhe në ato toka,”- përfundoi Kryebashkiakja Shkodër,”- përfundoi kryebashkiakja Voltana Ademi.
(F.M/Faxweb)