Olsi Nika, Ceo i EcoAlbania” për “Fax News” ka deklaruar se për përmbytjet qeveria duhet të marrë masa të menjëhershme që të tilla të mos ndodhin më. Sipas tij qeveria duhet të punojë me një plan menaxhimi që do të thotë plan masash.
“Të merrem masa pse ndodhin përmbytje. Ritheksoj se të gjithë duhet të merren seriozisht me këtë, pra qeveria duhet të fokusohet seriozisht në këtë problem.
Edhe nëse femeri merr dëmshpërblimin pas dy vitesh do të ndodhë prapë kjo gjë. Duhet menduar si të zgjidhet kjo gjë. Si mund të parandalohen përmbytje të tilla. Dhe duhen plane menaxhimi për përballimin e përmbytjeve. Plani i menazhuimit që do të thotë që është një plan që ka edhe një shtrirje kohore, është një plan masash. Shteti nuk është vetëm qeveria ka edhe të tjera organe. Asnjëherë qytetari është nuk është i fajshëm derisa qeveria e lejon të bëj veprime dhe nuk e dënon. Qeveria është ajo që duhet t’i tregojë rregullat qytetarit. Shteti këtë nuk e ka bërë për vite me rradhë përkundrazi iu ka legalizuar këto ndërtime fshatarëve dhe tani paguajmë sot të gjithë këto pasoja. Do ishte më mirë që ajo shtëpia të shpërngulej që aty njëherë dhe shteti të mos paguajë sa herë ajo përmbytet se ajo është buzë lumit dhe kjo gjë do ndodhë”, u shpreh Olsi Nika. (J.V/Faxweb)