Qeveria është detyruar të miratojë një fond shtesë për Ministrinë e Bujqësisë për përmbytjet e mëdha që ndodhën rreth një muaj më parë në gjithë vendin.
Fondi kap shifrën e 1.4 miliard lekë të vjetra.
‘’Në buxhetin e vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, në programin buxhetor 04240 “Menaxhimi i infrastrukturës së kullimit dhe ujitjes”, shtohet fondi i investimeve prej 141 840 000 (njëqind e dyzet e një milionë e tetëqind e dyzet mijë) lekësh, për ndërhyrje emergjente në infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytjet për objektet, sipas tabelës bashkëlidhur këtij vendimi. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit”, thuhet në vendim, ku ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.