07:08 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Përmbytjet shkatërrimtare, Spanja dislokon 7,500 ushtarë në zonat e prekura

07:11 | 05/11/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përmbytjet shkatërrimtare, Spanja dislokon 7,500 ushtarë në zonat e prekura

Rreth 7,500 forca ushtarake po dislokohen në rajonin e goditur nga përmbytjet shkatërrimtare, njoftoi qeveria spanjolle të hënën, ndërsa është shtuar pakënaqësia për reagimin ndaj katastrofës që shkaktoi të paktën 217 viktima.

Ushtria dislokoi gjatë fundjavës rreth 5 mijë ushtarë për të ndihmuar me shpërndarjen e ushqimeve dhe ujit, për pastrimin e rrugëve dhe mbrojtjen e dyqaneve dhe pronës nga grabitësit. Rreth 2,500 ushtarë të tjerë do të dërgoheshin në vazhdim, i tha ministrja e Mbrojtjes Margarita Robles kanalit shtetëror radiofonik RNE.

Një luftanije me rreth 104 ushtarë të këmbësorisë dhe kamionë me ushqime dhe ujë po i afrohej portit të Valencias, ndërsa një furtunë e fortë breshëri godiste Barcelonën, rreth 300 kilometra më në veri.

Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdonin të hënën kërkimet për trupat e viktimave në garazhet nëntokësore përreth një parkimi për gati 5 mijë makina në qendrën tregtare Bonaire, pranë aeroportit të Valencias, si dhe në grykat e lumenjve ku mund të ishin mbledhur trupat e të vdekurve.

Numri i viktimave nga përmbytjet më vdekjeprurëse në historinë moderne të Spanjës arritën në 217 të dielën – pothuajse të gjithë në rajonin Valencia dhe mbi 60 prej tyre në rrethinat e qytetit Paiporta. Zemërimi i banorëve u përqëndrua tek njoftimet e vonuara nga autoritetet për rreziqet e përmbytjeve dhe reagimin e vonuar që mendohet se u bë nga shërbimet e emergjencave.

Të dielën, disa banorë në Paiporta hodhën baltë ndaj Kryeministrit Pedro Sanchez, Mbretit Felipe dhe bashkëshortes së tij Mbretëreshës Letizia, duke thërritur: “vrasës, vrasës!”. Ministri i Transportit, Oscar Puente tha të dielën se niveli i vdekjeve është stabilizuar, pasi janë identifikuar të gjitha viktimat e gjendura në sipërfaqe.

Reshjet e rrëmbyeshme të së martës dhe të mërkurës shkaktuan fryrjen e lumenjve, duke vërshuar nëpër rrugë dhe në katet e para të godinave, si dhe duke marrë me vete makinat dhe muret e godinave në valët e baltës.

Këto ishin përmbytjet me shkatërrimtare në Evropë në pesë dekadat e fundit.

Megjithëse reshjet kanë vazhduar gjatë pjesës tjetër të javës, nuk pati përmbytje të reja masive në zonë. Agjencia e motit qarkulloi një paralajmërim mëngjesin e së hënës për Barcelonën, ndërsa furtuna me breshër dhe reshje të dendura goditi qytetin e dytë më të madh të Spanjës.

Disa nga protestuesit e së dielës mbanin veshje me simbolet e organizatave të së djathtës së skajshme, që shpesh mbajnë protesta ndaj qeverisë së majtë. Ministrja e Mbrojtjes Robles tha se situata po shfrytëzohej politikisht nga grupet ekstremiste./rel

Pas

Zgjedhjet Presidenciale 2024/ Kur do të shpallen rezultatet?

Para

Lëkundje tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Para
Lëkundje tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.