Nga një zonë e pastër janë dashur vetëm 30 minuta që uji të arrinte në nivelin 20 cm në zonën e Novoselës në Vlorë.
Sipas Fax News situata vijon të jetë problematike pasi pjesa e mbikalimit të Novoselës është nën ujë. Është pezulluar qarkullimi i makinave të vogla, ndërsa forcat e policisë e ushtrisë ndodhen në zonë, të cilat po evakuojnë njerëzit dhe po sjellin ndihma ushqimore.
Sipas të njëjtave burime deri më tani janë evakuuar 40 familje, ndërsa disa familje të tjera e kanë pasur më të vështirë të braktisin banesat pasi nuk pranojnë. Janë 70 banesa që ndodhen ende nën ujë.
Discussion about this post