“DIitën e sotme gjithçka do t’I kthehet normalitetit”,- kështu është shprehur kryebashkiaku Erjon Veliaj përsa i përket situatës së kryeqytetit.
Sipas Faxneës, Veliaj u shpreh se se situata në liqenin e Bovillës po përmirësohet ndjeshëm por portat e digës do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura. Brenda dites se sotme normalizohet situata e furnizimit me uje te pijshem.
“Sot balta po dekandon, po i afrohemi parametrave ku mund të bëjmë filtrim normal të ujit dhe brenda ditës së sotme, Tirana do të kthehet në normalitet. Një pjesë e qytetit tashmë është stabilizuar. Na kanë ngelur dhe 4-5 lagje të tjera dhe besoj se përpara se të mbyllet dita sot, do të kemi stabilizuar gjithë situatën e ujit në Tiranë. Dua t’ju shpjegoj që filtrat e Bovillës filtrojnë ujin dhe në momentin që uji është i gjithë me llucë, ato bllokohen. Bllokimi i një filtri të Bovillës shkakton një muaj ndërprerje me ujë të Tiranës. Kemi vendosur diçka të vështirë, por diçka të drejtë”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë sqaroi se niveli i liqenit është nën kuotën maksimale.