Kreu i FSHF-së ditët e djeshme hoqi një paralele mes “Calciopoli-t” të famshëm dhe ecurisë së Skënderbeut këtë edicion në “Europa League”.
Kjo ka qenë edhe arsyeja e përplasjes midis presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Dukës dhe deputetit të partisë socialiste, Erion Braçes.
Kujtojmë që Italia atë vit fitoi “Botërorin” pas skandalit më të madh të historisë së futbollit ndërsa Skënderbeu këtë vit po përparon frikshëm pak muaj pasi u mor vendimi për t’i hequr titullin kampion të edicionit 2015-2016.
Braçe shkruan duke ironizuar Dukën dhe nënkuptuar largimin e tij nga posti që ai mban, siç ndodhi atë vit me rastin “Calciopoli-n”.
“TOPI ËSHTË I RRUMBULLAKËT, RROTULLOHET SHPEJT!
Meqë vetëm tani po i vënë emrin dhe qenka në nivelin e “Calciopoli”-t.
Meqë nuk dimë ende në ç’nivel përtej “Calciopoli”-t ishte edhe kampionati që u mbyll në maj,
Meqë gazetarët nuk bëjnë kurrë pyetje të paautorizuara për ortakun
UNË KAM VEÇ KËTË PYETJE:
PAS “CALCIOPOLI”-T, PRESIDENTI I FEDERATËS ITALIANE QËNDROI NË DETYRË E U MBULUA ME LAVDI, DINI GJË?” Shkruan Braçe.
(S.SH/Shuplaka)