Pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës mbrëmë në një studio televizive se ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi çon në luftë, ka ardhur dhe përgjgijia e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Presidenti i Kosovës ka thënë se nuk i pengon ata që duan të nisin luftë me Serbinë dhe kush të dojë mund ta bëjë, por jo nga studiot televizive pasi lufta bëhet në “istikame”.
“Nëse do luftë nisja, por jo në studio televizive”, ka thënë Thaçi. Këto deklarata presidenti Thaçi i bëri gjatë takimit që e pati sot me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi.
“Ata që po flasin për luftëra, unë nuk jam t’u i pengu, kush të ka qejf le t’ia nis ku të dojë, ka 430 kilometra, janë kufiri me Serbinë udha e hajrit ju qoftë le të shkojnë, lufta nuk zhvillohet në studio televizive por në istikame”, tha ai.
Haradinauj i ka konsideruar përralla deklaratat e Thaçit për bashkanhjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovën pasi sipas tij Serbia nuk lëshon territor pa luftë.
Sipas tij çdo marrëveshje që parasheh ndryshimin e kufijve do të shkaktonte tragjedi në Ballkan duke e kthyer atë në kohë të errëta. (B.H/Faxweb)