12:53 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përmet/ Mbytet një turist në kanionin e Langaricës, rrezikohen turistët e tjerë

19:58 | 31/05/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Po bënte foto, vogëlushes në Durrës i bie sipër statuja gjysmë e thyer! Përfundon në spital me dëmtime në kokë (FOTO)

Foto ilustruese

Humb jetën një turist në kanionin e Langaricës në Përmet. Burime nga vendngjarja konfirmojnë se shtetasi i huaj emri i të cilit ende nuk dihet, ishte turist që kishte shkuar për te eksploruar kanionin në fjalë.

Burime nga vendngjarja konfirmojnë se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e mbytjes në rrjedhën e Langaricës nga reshjet e dendura të shiut e për rrjedhojë ka dalë nga shtrati lumi Langaricë.

Në vendin e quajtur Mulliri i Bënjes policia ka zbuluar turistin e huaj të pajetë të cilin e ka transportuar në spitalin e qytetit. Ndërkaq rrezikohet edhe jeta e turistëve të tjerë në Langaricë.

Policia është në vendngjarje dhe po punon për shpëtimin e turisteve të tjerë në rrjedhë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Permet.

Njoftimi i Policisë: 

Përmet/Informacion paraprak

Rreth orës 18:25, shtetasi gjerman F. W., 72 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja gjermane A. S., 66 vjeçe, kanë qenë duke vizituar me këmbë kanionin e Langaricës, Përmet.

Për shkak të prurjeve të mëdha të ujit, shtetasen A. S. e ka marrë rrjedha dhe për pasojë është mbytur, ndërsa bashkëshorti i saj ka mundur të dalë në breg.

Shërbimet e Policisë dhe ata të zjarrfikëses kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë të shtetases A. S.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pas

Tensionet në Veri të Kosovës/ VOA: Rriten shqetësimet për marrëdhëniet diplomatike me SHBA

Para

Lideri i Kinës paralajmëron shefat e Sigurisë Kombëtare të përgatiten ‘për më të keqen’

Para
Lideri i Kinës paralajmëron shefat e Sigurisë Kombëtare të përgatiten ‘për më të keqen’

Lideri i Kinës paralajmëron shefat e Sigurisë Kombëtare të përgatiten 'për më të keqen'

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me dy të plagosur në Bulqizë

Sherr mes adoleshenteve në Tiranë! Gjashtë të mitura përplasen fizikisht me dy vajza të tjera

Programi për energjinë e rinovueshme, Kozeli: 8 mijë familje përfitojnë nga skemat e granteve

69.917 aplikime në skemën e mbështetjes në Bujqësi, AZHBR nis verifikimin e dosjeve

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja! Identifikohet dhe shpallet në kërkim 35-vjeçari nga Tirana

Alarm në Postribë të Shkodrës, bagëtitë e imëta të infektuara, vendoset në karantinë një fermë

Bie qeveria holandeze, kreu i partisë së krahut të djathtë largohet nga koalicioni

Shqipëri-Serbi, numri i lartë i kërkesave, shtyhet shorti për biletat

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, reagon MAS: Nuk cënon procesin e Maturës Shtetërore

Gjilan/ Arrestohen 15 persona për mashtrim kibernetik dhe keqpërdorim të kartelave bankare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.