Në prangat e policisë së Durrësit ka rënë Armando Tirana 51 vjeç pasi ka përndjekur për një kohë një 54-vjeçare.
Sipas policisë në lagjen 51-vjeçari ka kërcënuar, ofenduar dhe e ka përndjekur në vazhdimësi shtetasen F.H. 54 vjeçe, banuese në Durrës.
DETAJE:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: Armando Tirana 51 vjeç, banues në Durrës.
Në lagjen Nr. 15, Durrës ka kërcënuar, ofenduar dhe e ka përndjekur në vazhdimësi shtetasen F.H. 54 vjeçe, banuese në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Përndjekja” parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal.
(J.V/Shuplaka)