Ka mbetur në burg 24 vjeçari nga Shqipëria që gjatë të premtes u arrestua nga policia e Volantit për përndjekje ndaj ish të dashurës së tij 17 vjeçare. (Lexo këtu)
Vendimi u mor këtë mëngjes nga gjykatësja Fiorenza Giorgi e cila në fund të seancës së hetimit konfirmoi masën paraprake për të. Gjatë seancës dëgjimore, i riu zgjodhi të qëndrojë i heshtur duke mos dashur t’i përgjigjej pyetjeve të gjyqtarit.
Sipas skenës së rindërtuar nga pala gjykuese, i riu u shfaq të premten përpara rrugicës së bowlingut në Via Trilussa, ku edhe kërcënoi ish të dashurën e tij.
Vajza e cila vetëm dy ditë më parë e kishte denoncuar te karabinierët , njoftoi nënën e saj dhe i tha se ai po e kërcënonte. Në atë moment, gruaja e shqetësuar alarmoi policinë e cila ndërhyri pak minuta më vonë në rrugën e bowling dhe arrestoi të riun.
Në padinë e vajzës në dy muajt e fundit, shqiptari e përndiqte dhe e kërcënonte me vdekje përmes mesazheve. (J.D/Faxweb.al)