Një 19-vjeçar është arrestuar në qyutetin e Beratit pas denoncimit të bërë nga një minorene se ishte kërcënuar dhe përndjekur prej tij.
Shtetasi me inicialet L.D dyshohet se ka kërcënuar, ofenduar dhe përndjekur prej disa ditësh nëpërmjet telefonit me sms të miturën identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur.
Policia njofton se materialet i kanë kaluar për hetim Prokuorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, seksioni i të miturve për veprën penale “Perndjekje”.
Njoftimi i policisë:
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
L.D, 19 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka kërcënuar, ofenduar dhe përndjekur prej disa ditësh nëpërmjet telefonit me sms një shtetase të mitur.
Materialet i kaluan Prokuorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, seksioni i të miturve për veprën penale “Perndjekje”, parashikuar nga neni 121/a Kodit Penal.
Kujtojmë se gjatë paraditës së sotme një tjetër shtetas u arrestua në Tiranë pasi u denoncua se kishte abuzuar me një 13-vjeçare duke e futur me dhunë në makinën e tij (lexo këtu)
(f.gj/faxweb.al)