Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 29-vjeçar pasi përndiqte 26-vjeçaren me iniciale S.Ç. 29-vjeçari prej disa kohësh, në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur 26-vjeçaren, banore të qytetit të Durrësit, duke i krijuar asaj ankth dhe stres në jetën e përditshme.
Mbi 29-vjeçarin rëndon vepra penale “Përndjekja”. Për këtë çështje materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.