06:06 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përndiqte princin Leka, po e pëson nga Elia. KUSH është vajza që u arrestua nga policia (HISTORIA E PLOTË)

08:23 | 21/02/2017
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përndiqte princin Leka, po e pëson nga Elia. KUSH është vajza që u arrestua nga policia (HISTORIA E PLOTË)

Keni dëgjuar histori me përndjekje pafund. Po kjo që na paraqitet sot është një nga më të çuditshmet. Një vajzë 25-vjeçare me banim në Tiranë, i ka “rënë në kokë” për Princ Lekën, në një kohë që ai kishte caktuar ditën e dasmës me aktoren Elia Zaharia, raporton një e përditshme.

Për shkak të ndjenjës që ushqente për të, e reja me shtetësi maqedonase dhe amerikane, Fitore Bekteshi, ka përndjekur për muaj me radhë çiftin e ri të familjes mbretërore.

Ajo u është ngjitur atyre gjatë aktivitetit të përditshëm, duke i ndjekur në çdo organizim ku merrnin pjesë, në jetën profesionale apo edhe në daljet e tyre private në bare apo restorante në kryeqytet.

Bekteshi ka guxuar të futet në oborrin e banesës së familjes Zogu, nuk ka kursyer deklaratat e dashurisë me zë të lartë për Lekën në ambiente publike, si dhe ka kërcënuar Elia Zaharian në sy se “do ta përcillte”.

Fiksimi i 25-vjeçares dhe veprimet e kryera prej saj kanë shkaktuar ankth dhe frikë tek aktorja Zaharia, e cila, më 12 korrik 2016, e ka kallëzuar atë në Policinë e Tiranës.

Pasi u hetua në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, 25-vjeçarja përfundoi si e pandehur në gjykatë për akuzën e “përndjekjes”.

Më 16 shkurt 2017, Gjykata e Tiranës mbylli gjykimin e dosjes së saj, duke e deklaruar fajtore dhe e dënoi me 6 muaj burg. Për shkak se dënimi me burgim është më i madh se dënimi i vuajtur gjykata ka konstatuar shuarjen e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” caktuar më herët ndaj saj.

Gjatë hetimit e pandehura ka pranuar se ka ndjekur Leka Zogun duke thënë: “Doja ta shikoja Lekën, pasi ai për mua ishte një diell më tepër, dielli vetë”.

Sipas vendimit të Gjykatës, e pandehura Bekteshi ka shpërfillur edhe masën e sigurisë “arrest shtëpie” për të qenë e pranishme në ceremoninë e dasmës së çiftit mbretëror në tetor 2016.

 

Etiketa: elia zahariaprinci Lekavajza qe i perndiqte
Pas

Protesta në ditën e katërt të saj, demokratët pranë qytetarëve gjatë natës

Para

Manjani i përgjigjet Xhafajt: Ai ishte dhe është e shkuara! Nuk i çoj lule despotit të rradhës

Para
Manjani i përgjigjet Xhafajt: Ai ishte dhe është e shkuara! Nuk i  çoj lule despotit të rradhës

Manjani i përgjigjet Xhafajt: Ai ishte dhe është e shkuara! Nuk i çoj lule despotit të rradhës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.