“E njeh e gjithë Tropoja, e thërrasin doktor grash, ose mjek popullor. Ai lëviz shtëpi më shtëpi dhe unë e përshëndesja si gjithë të tjerët“. Catherine Bohne ka folur për Fax News duke rrëfyer tmerrin që ka përjetuar pak net më parë kur I.B 54 vjeç i ka hyrë na banesë.
“Ishte ora 1 e natës kur u hap dera. Isha vetëm dhe bërtita fort. Ai u largua menjëherë pas kësaj. Nuk kisha njohje me të, si gjithë banorët e tjerë. E përshëndesja. Bëra denoncimin, ndërsa policia erdhi menjëherë“, është shprehur Bohne.
Gjithashtu aktivistja ka rrëfyer se përndjekja apo tentativa për ti hyrë në banesë nuk lidhet me aktivitetin e saj.
I.B 54 vjeç është vënë në prangat e policisë (lexo ketu) menjëherë pas marrjes së denoncimit nga Bohne.
Duhet theksuar se ai është kallëzuar dhe herë të tjera për përndjekje nga gratë e zonës pasi është “i njohur” për sjellje të tilla, por është lënë sërish i lirë nga Gjykata e Tropojës.