05:37 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Përpara se të martoheni diskutojini këto 6 gjëra me partnerin

18:27 | 03/04/2018
në Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përpara se të martoheni diskutojini këto 6 gjëra me partnerin

Kur je më shumë se i përfshirë në një marrëdhënie, partneri të ngjan si një krijesë ideale që Zoti donte ta sillte në jetën tënde.

Ok, kjo është shumë e bukur dhe romantike, por nëse keni filluar ta mendoni seriozisht për ta çuar lidhjen në një tjetër nivel, merruni pak me arsyetimin. Para se të vendosni të martoheni, duhet patjetër të diskutoni disa nga çështjet kyçe që do të shënjojnë më pas, jetën tuaj familjare. Bëjeni tani ose heshtni përgjithnjë!

Hobit dhe hapsira e secilit prej jush

Përgjegjësitë e familjes dhe vlerat e saj kërkojnë shumë përkushtim dhe sigurisht fillimisht mund të duken për të frikshme për të dy. Aq më tepër nëse jeni tipa që nuk hiqni dorë lehtë nga hobet apo pasionet tuaja. Kjo pjesë duhet diskutuar me kujdes. Nëse gjithmonë keni qenë të interesuar në gjërat që i pëlqejnë partneres/it, kjo është një shenjë e mirë. Pas martese do t’ju afrojë edhe më shumë.

Prindër, fëmijë dhe kafshë shtëpiake

Sa fëmijë do dhe kur është koha e duhur për t’i patur ato? Do jetojmë me prindrit apo të ndarë? Qen, mace apo një papagall? Këto dhe të tjera si këto, nuk janë thjesht pyetje dhe duhen marrë seriozisht. Janë përcaktuese në vazhdimësinë tuaj si çift. Mendohuni mirë

Paratë

Kur je i dashuruar, shpenzimet janë gjëja e fundit për të cilat mendojmë. “Çfarë është e imja është dhe e jotja”, është motoja universale, por ndaloni pak .Mos e merrni me shumë vrull këtë pjesë! Bëni ca llogari, shpenzoni për gjëra që duhen vërtetë dhe ndihmojeni njëri-tjetrin gjithmonë në të mirë të familjes që do të krijoni. Me pak fjalë, ruani balancën.

Seksi

Edhe në çiftet më pasionantë ndodh që dëshirat seksuale dhe nevojat të jenë të ndryshme. Përpiquni të kuptoni se çfarë do njëri dhe tjetri. Janë pikërisht ato sekretet e vockla që bëjnë diferencën. Pastaj e keni në dorë vetë të vendosni për periudhat e netëve të çmendura dhe atyre të qeta.

Prioritetet dhe traditat

Ekspertët thonë se konflitet e para të vërteta përsa i përket zakoneve apo besimeve të secilit, fillojnë pasi vjen në jetë fëmija i parë. Të dy ju doni ti jepni fëmijës suaj nga kultura juaj, pasi e konsideroni më të vlefshmen. Por këto tradita apo vlera mund të bien ndesh me ato të partnerit/es, kështu që më e mira që mund të bëni është të mendoni një plan. Gjithnjë duke menduar për të ardhmen e bebushit.

E ardhmja

Si e shihni të ardhmen tuaj? Këtë pyetje duhet t’ja bëni shpesh partnerit. Kur mendoni për veten pas 10 apo 20 vitesh, e përfytyroni më të apo jo? Qëllimet e përbashkëta janë kryefjala e martesës së lumtur!

(F.M/Faxweb)

Etiketa: diskutimmartese
Pas

“Gjuha e dhunës vjen kur të gjitha mjetet e tjera të komunikimit ndërpriten.” Fuga flet për protestën në Rrugën e Kombit

Para

Je më i lumtur beqar apo i martuar? Përgjigjet shkenca

Para
Je më i lumtur beqar apo i martuar? Përgjigjet shkenca

Je më i lumtur beqar apo i martuar? Përgjigjet shkenca

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.