Ekipet e shpëtimit në Tajlandë kanë shpëtuar edhe dy djem të tjerë duke i nxjerrë nga shpella ku kanë mbetur që nga data 23 qershor.
Dy djemtë janë nxjerrë dhe janë transportuar për në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë që po sot u shpëtua dhe një tjetër person duke e çuar në 7 numrin e të shpëtuarve gjithsej.
Trajneri dhe 5 futbollistë të tjerë kanë mbetur ende në shpellë dhe po punohet për t’i nxjerrë.
Për shpëtimin e tyre janë angazhuar zhytës ndërkombëtarë dhe vendas. Ndërkohë që terreni është mjaft i vështirë për shkak të ngushticave të shpellës. (B.H/Faxweb)