16:17 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Përpjekje për të ulur përdorimin e euros, BSH, AMF dhe Ministria e Financave nënshkruajnë memorandumin

14:00 | 19/04/2017
në Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përpjekje për të ulur përdorimin e euros, BSH, AMF dhe Ministria e Financave nënshkruajnë memorandumin

Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare dhe Ministrinë e Financave kanë nënshkruar memorandumin që synon uljen e përdorimit të euros.

Vendimi u mor në mbledhjen e radhës të Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF).  Në këtë mbledhje morën pjesë Ministri i Financave, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kryetari i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe përfaqësues të tjerë të këtyre institucioneve.

Në këtë mbledhje u paraqit një vlerësim mbi ecurinë financiare dhe rreziqet që mbart përdorimi i euroës për veprimtarinë e sektorit bankar. U vlerësua se veprimtaria e sektorit bankar u përshpejtua në vitin 2016, veçanërisht në drejtim të zgjerimit të investimeve në tituj, në produkte bankare dhe në kredi në lekë, mbështetur kryesisht nga rritja e mirë e depozitave dhe e kapitalit.

Në vijim të diskutimeve mbi nevojën për të forcuar përdorimin e monedhës vendase, u ritheksua rëndësia e këtij procesi për përmirësimin e efektivitetit të politikës monetare dhe uljen e rreziqeve për stabilitetin financiar dhe politikën fiskale. 

Për të konfirmuar angazhimin institucional në këtë proces sipas fushave të veprimit, në këtë mbledhje drejtuesit më të lartë të Ministrisë së Financave, Bankës së Shqipërisë dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi. Krahas angazhimit, ky dokument përcakton drejtimet e përgjithshme të veprimit dhe treguesit minimalë që do të monitorohen rregullisht nga secili institucion për të vlerësuar ecurinë e procesit.

(XH.A/SHUPLAKA)

Genti Sejko & Arben Ahmetaj
Etiketa: eurolekmarreveshjememorandum
Pas

Ramos i përgjigjet “flakë për flakë” Pikes: Të rishikojë ndeshjen me PSG-në, mbase do mendojë ndryshe

Para

Përqafoni sa më shumë, përfitimet janë të çmueshme për shëndetin tuaj

Para
Përqafoni sa më shumë, përfitimet janë të çmueshme për shëndetin tuaj

Përqafoni sa më shumë, përfitimet janë të çmueshme për shëndetin tuaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama mbërrin në Bashkinë e Fierit, takim me zyrtarët lokalë për lirimin e hapësirave publike

Situata në Lindjen e Mesme, ministri izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Gaza drejt përparimit!

Ministri izraelit zbulon planin për zhvendosjen e popullsisë në Rafah

Elbasan/ Mori kredi duke përdorur kartën e identitetit të 19-vjeçares, shpallet në kërkim adoleshenti

Akropoli mbyllet për shkak të valës së të nxehtit që përfshin Greqinë

Vizita e parë në mbi një dekadë, Macron shkel në Britani, pritje mbretërore nga Princi

IKMT aksion në Durrës! Prishen strukturat pa leje, lirohen hapësirat publike

“Burgu nuk i urohet as hasmit”/ Salianji lë qelinë dhe nis takimet: Do shkoj në një fshat të Fierit ku fitoi PD-ja

Lista Serbe kundër urave, qytetarët serbë: Nuk duam ura të reja, të hapet ajo e Ibrit!

Energjia, OECD vlerëson pozitivisht Shqipërinë, Balluku: Shqipëria mbështetjen më të lartë në rajon për shtresat në nevojë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.