Një aksident mes dy mjeteve ka ndodhur të shtunën në rrugën nacionale Sarandë – Delvinë në vendin e quajtur Shijan.
Dy mjete, njeri Ford me targe AA240GE me drejtues Leonard Begolli 64 vjeç dhe mjetit tip Benz me targë AB896TC në pronësi të Alen Preçi janë përplasur me njëri tjetrin në këtë aks.
Nga aksidenti kanë ngelur të plagosur 4 persona që ndodheshin në mjete, mes tyre edhe drejtuesit e mjeteve, të cilët u transportuan më ambulancë në urgjencën e Sarandës, ku sipas bluzave të bardha janë jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë kanë shkuar në vend shërbimet e Qarkullimit Rrugor Sarandë të cilët po punojnë për të zbardhur shkakun e aksidentit.