Një aksident i rëndë automobilistik u regjistrua mëngjesi e sotëm në aksin Elbasan- Librazhd në fshatin Labinot- Fushë. Dy mjete që lëviznin në sense te kundëerta janë përplasur mes tyre duke marrë goditje të rëndë, për pasojë njëri prej mjeteve ka përfunduar tek një arë bujqësore aty pranë.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit për kurim.
Ndërkohë policia në vendngjarje nisi hetimet mbi shkaqet e aksidentit. Gjithashtu blute për të shmangur trafikun në rrugë e devijuan atë në një rrugë dytësore.
Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, në fshati Labinot -Fush, Elbasan, mjeti tip “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin D.H., është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtasin A.M., si pasojë janë aksidentuar dy drejtuesit e mjetëve, jashtë rreziku për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.