Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në aksin Elbasan- Librazhdë, në fshatin Mengël.
Drejtuesi i motorit i pa paijsur me kokore ka kryer një manovër për t’u kthyer, dhe i ka prerë rrugën makinës së policisë.
Nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit i cili po transportohet me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit.Ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa policia e pati të vështirë ta identifikonte pasi nuk ishte i pajisur me mjet identifikimi me vete.
Shkak i aksidentit dyshohet lagështira në rrugë.
Polica ndodhet në vendngjarje.(M.H/Faxweb.al)