Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së hënës në Librazhd.
Raportohet se dy automjete janë përplasur në Dragostujë në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spital.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen.
DVP Elbasan/Informacione paraprake
Rreth orës 19:40, në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë”, në fshatin Dragostunjë, automjeti që drejtohej nga shtetasi L. G., 30 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi G. C., 18 vjeç. Nga përplasja, janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Discussion about this post