Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin pranë ambulancës qendrore.
Drejtuesit e dy automjeteve kanë përfunduar në spitalin rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën mjekësore. Mësohet se dy të aksidentuarit fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa automjetet e tyre kanë pësuar dëmtime të rënda.
Ndërkohë, forcat policore po hetojnë për të zbuluar shkaqet e aksidentit. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”272″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_slideshow” gallery_width=”600″ gallery_height=”400″ cycle_effect=”fade” cycle_interval=”10″ show_thumbnail_link=”1″ thumbnail_link_text=”[Show thumbnails]” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]