13:33 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Përplasen dy helikopterë ushtarakë të SHBA-së

09:24 | 30/03/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasen dy helikopterë ushtarakë të SHBA-së

Dy helikopterë të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës u përplasën mes vete gjatë një misioni stërvitor mbi Kentaki të mërkurën mbrëma, tha një zëdhënëse e Ushtrisë.

Guvernatori i Kentakit tha se pritet të ketë fatalitete dhe kërkoi nga publiku të luten për të gjithë të prekurit.

“I kemi marrë disa lajme të këqija nga Fort Campbell, pas raportimeve të hershme për një përplasje helikopterësh dhe priten fatalitete”, tha ai në një postim në Twitter.

Por, ende nuk është konfirmuar nëse ka pasur viktima nga ky aksident, sipas raportimeve nga Reuters dhe New York Times. Zëdhënësja e Ushtrisë, Nondice Thurman, tha në orët e para të së enjtes se nuk dihet gjendja e pjesëtarëve të ekuipazhit.

Incidenti ndodhi në orën 22:00 të së mërkurës (në orën 4:00 të mëngjesit të së enjtes sipas kohës lokale në Kosovë), kur dy ekuipazhe të ushtrisë amerikane po fluturonin me helikopterë të llojit HH60 Blackhawk.

Pas përplasjes, helikopterët raportohet të jenë rrëzuar në Trigg të Kentakit, në perëndim të bazës ushtarake Fort Campbell.

Ushtria lokale e ka konfirmuar se helikopterët e tyre ishin të përfshirë në këtë incident.

“Komanda është aktualisht e fokusuar në kujdesin për pjesëtarët e shërbimit dhe familjarët e tyre”, tha një zëdhënës i bazës ushtarake Fort Campbell për BBC-në. REL

Pas

VOA/ Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet në tërësi, jo vetëm pjesët e preferuara nga palët

Para

Sulmi me armë në ‘TCH’, banorët e BBV homazhe në nder të rojes që mbeti i vrarë

Para
Sulmi me armë në ‘TCH’, banorët e BBV homazhe në nder të rojes që mbeti i vrarë

Sulmi me armë në ‘TCH’, banorët e BBV homazhe në nder të rojes që mbeti i vrarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shoferi 24-vjeçar humb kontrollin e motorit, përplas 70-vjeçarin

Zgjidhjet e 11 majit/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në KZAZ Kukës, kryetari i komisionit: Gjithçka gati!

Kreditë me probleme ranë sërish lehtë në mars, prekin minimum të ri për 17 vitet e fundit

Kapja e 120 kg kokainë, 8 të arrestuar në Spanjë, mes tyre një shqiptar

Zgjedhjet e 11 majit “blindojnë” burgjet, masa të rrepta sigurie nga Policia e Shtetit. Mbi 3 mijë të dënuar me të drejtë vote

“Është kryevepër”/ Rama inspekton punimet e reja në aeroportin “Nënë Tereza”: Do jetë ndër më të bukurit e Europës

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura edhe të shtunën, më 10 maj/Lehtësim për qytetarët për tërheqjen e kartave të identitetit

Shkodër/Aksident mes dy motorësh në Unazën Lindore, plagoset 24-vjeçari

Greqi/ Shpërthen bombula e gazit, 15-vjeçarja shqiptare pëson djegie të rënda

Prej 6 ditësh i humbur nën “malin” e rërës dhe kromit, trupi i pajetë i Ardit Beshiri u gjet 4 km larg vendngjarjes

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.