Një ngjarje e rëndë është shënuar para pak minutash në aksin Lezhë-Milot pasi dy makina janë përfshirë në një aksident automobilistik.
Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka mbetur i vdekur një person. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti tragjik, ndërkohë Policia ndodhet në vendngjare për të vijuar hetimet e mëtejshme për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post