Një aksident automobilistik me pasojë plagosje ka ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik. Në këtë aksident është aksidentuar 19-vjeçarja me iniciale R.Ç e cila ndohet jashtë rrezikut për jetën.
Detaje:
Në aksidentin e ndoshur në afërsi të fshatit Katund i Ri, mjeti me targa AA 392 AU drejtuar nga shtetasi K.SH, 39 vjeç banues në këtë fshat është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me targa AA 705 CC drejtuar nga shtetasi E.B, 21 vjeç banues në Durrës. Si pasojë është aksidentuar shtetasja R.Ç, 19 vjeçe e cila ishte pasagjere në mjetin që drejtohet nga 21-vjeçari. (J.V/Shuplaka)