Një aksident i rëndë ditën e sotme ka ndodhur në Elbasan-Papër, ku 4 persona kanë mbetur të plagosur.
Dy makina tip “Opel” dhe “Benz” janë përplasur dhe si pasojë 4 persona janë lënduar.
Mësohet se të aksidentuarit janë pjesëtarë të së njëjtës familje. Një nga të plagosurit është shtetasi Marius Cela, drejtues i makinës tip “Opel”, i cilin udhëtonte me bashkëshorten Matilda Cela dhe dy fëmijët e tyre, të moshës 4 vjeç dhe 4 muaj.
Ndërsa në mjetin tip “Benz” me targa angleze, udhëtonte shtetasi Mikel Jolldashi.
Sipas policisë, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Kujtojmë se aksi rrugor Elbasan-Papër shpesh përfshihet nga aksidente. Pak javë më parë humbën jetën edhe 4 femra të cilat udhëtonin drejt Tiranës.
Njoftimi zyrtar:
Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bradashesh, shtetasi E.Ç.,28 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip, “Opel”, me drejtues shtetasin M.Ç., 35 vjeç.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerja M.Ç, dhe dy fëmijët e saj të mitur, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.